Lidhja e North West me njerkën e saj, Bianca Censori, u zbulua teksa dyshja u panë të përqafuar, ndërsa po ndalonin në një kinema në Los Angeles. Arkitektja 29-vjeçare me origjinë australiane iu bashkua 11-vjeçares, si dhe burrit të saj, Kanye West, për të parë filmin e ri të Marvel “Deadpool & Wolverine”.
North dhe Bianca u panë duke qëndruar pranë njëra-tjetrës përpara se të fillonte filmi dhe në një moment, Censori e mbështjellë në krahët e saj me dashuri. Pranë tyre ka qëndruar edhe reperi, teksa blenë bileta në hollin kryesor të teatrit. Kim duhet se nuk e ka pritur fare mirë këtë marrëdhënie të vajzës së saj me Bianca-n dhe ka treguar se ka kërkuar terapi në lidhje me prindërimin. Ylli televiziv rikujtojmë se i ka hyrë fushës së aktrimit dhe synon të bëjë gjithçka për t’u bërë e suksesshme. Pas pjesëmarrjes në American Horror Story, duket se shumë producentë i janë afruar bukuroshes për t’i propozuar për një film.
Siç ka përmendur edhe në reality show-n “The Kardashians”, ajo do të bëjë gjithçka që ka në dorë për ta bërë mirë, pasi do të luajë në një film të shkruar nga Paula Pell dhe Janine Brito. “Me kaq shumë gjëra që duhet të bëj, diçka do të duhet të heq dorë. Ndoshta gjumi im”-tha Kardashian me humor.
Më pas ajo shpjegoi saktësisht se si planifikon të kombinojë aktrimin me projektet e tjera të saj. “Mund të bëj një film në vit. Unë kam rreth 10 vjet që ende dukem mirë, kështu që mund ta bëj dhe pastaj të marr kohën time. Ky është plani im 10-vjeçar”-tha Kim. Miliarderja përmendi se duhet të ndalojë përdorimin e botoksit, pasi nuk e ndihmon të shprehë emocionet e saj para kamerës. “Ndihem sikur kam nevojë për më pak botox, më shumë emocione. Përndryshe nuk do të mund të qaj apo të dukem e frikësuar”-ka theksuar ajo.