Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar sot në “Big Brother Radio” ishte gazetarja Iva Korumi. Si i komenton ajo çiftet e “Big Brother Vip”?!
Çiftet në Big Brother e kanë treguar më pas se sa të vërtetë janë. Do ia lëmë të ardhmes.
Meritoni dhe Ilnisa, Heidi dhe Romeo, Sara dhe Bardhi kanë raporte të afërta mes tyre, por si janë parë ata në këndvështrimin e Ivës?!
Është pak më natyrale lidhje e Romeos dhe Heidit. Ka një lloj kimie qe përcillet pak më e dukshme te publiku. Nuk ka një simpati për 2 ciftet e tjera në publik.