“Të fillojmë ta trajtojmë sheqerin si duhanin”. Kjo është nisma që ka nisur të ndërmerret së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pse Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave rekomandon që të konsumojmë jo më shumë se 50 gramë sheqer të shtuar në ditë, një amerikan mesatar konsumon trefishin e kësaj sasie. 49% e të rriturve amerikanë janë diabetikë ose paradiabetikë. 75% e ushqimeve standarde, të paktën sipas të dhënave në SHBA, përmbajnë sheqer të shtuar. Është shqetësuese për ekspertët se disa kos përmbajnë më shumë sheqer sesa një pije freskuese.
Studimet tregojnë se sheqeri krijon varësi 8 herë më shumë se kokaina dhe lidhet me ankthin, lodhjen, humbjen e kujtesës, ADHD dhe madje edhe një jetëgjatësi më të shkurtër. Duke konsumuar sheqer ne futemi në një rreth vicioz; ai shkakton një rritje të sheqerit në gjak, i cili aktivizon qendrat e kënaqësisë në trurin tonë, por kur nivelet bien sërish, ne e kërkojmë akoma më shumë.
Tashmë në disa vende produktet me sheqer mbajnë etiketa paralajmëruese si ato në cigare. Një politikë e tillë e aplikuar në Kili për paketimin e pijeve me sheqer çoi në një reduktim të dukshëm të konsumit të tyre. Nisur nga kjo metodë e cila ka nisur që të japë rezultatet e para pozitive në Kili, ekspertët ngrenë zërin që duhet të përhapet me shpejtësi edhe në vendet e tjera, por duke mos harruar që nuk është e vetmja mënyrë për të ulur konsumin e saj.
Irlanda pritet të rrisë në 21 vjeç moshën minimale të blerësve të duhanit, sipas një draft-legjislacioni të prezantuar të martën. Nëse finalizohet, ky do të jetë kufizimi më i lartë i moshës në Bashkimin Evropian. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se propozimi për të rritur moshën minimale prej 18, sa është tani, është miratuar prej kabinetit dhe synon që të zvogëlojë numrin e të rinjve që blejnë cigare.