Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Vetëm pak më parë Erjola dhe Fationi kanë debatuar me njëri-tjetrin në kuzhinë, debat i cili nisi për shkak të ankesave të Fationit si lider për punët e shtëpisë. Të dy kanë kaluar në tone të larta zëri derisa Erjola është larguar duKe përdorur një fjalor banal ndaj Fationit.
Fationi: Po ha moj po mos e lë pis
Erjola: Po të ha njëherë
Fationi: Po kështu i ke lënë gjithmonë
Erjola: A medet për ty. Unë e kam lënë gjithmonë kuzhinën kështu? Unë nuk kam pi ilaçin, vdiqa nga dhimbjet e thashë të ha bukë e të fshijë. Se veç unë nuk rri pa fshirë. Të q*fsha liderin.
Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi kanë kaluar mbrëmë pak kohë vetëm me njëri-tjetrin, larg zhurmës dhe debateve. Ata kanë kaluar momente pranë në të njëjtin shtrat ku nuk kanë munguar as ngacmimet e provokimet. “Më kafsho më fort”, i thotë Ilnisa, Meritonit ndërsa ai mundohet t’i lërë një shenjë në dorë.