Bota Showbiz

Libri i gazetarëve për Meghan dhe Harry zbulon përse ata ndiheshin të përjashtuar nga familja mbretërore

Mediat britanike publikojnë pjesë nga libri i dy gazetarëve kushtuar Harry-t dhe bashkëshortes Meghan Markle. Biografia e pa’autorizuar thekson se “Çifti ndihej i frustruar për lënien jashtë të roleve zyrtare më pretigjioze që  shkonin për William e Kate, si dhe kishin ndjesinë se u braktisën nga familja mbretërore”.  Libri me titull “Në kërkim të lirisë” për Dukën e Dukeshën e Sussex-it  mban firmat e autorëve Omid Scobie e Carolyn Durand dhe pritet të publikohet muajin e ardhshëm.