Botë e Çuditshme

Libri dorëzohet në bibliotekën e Helsinkit pas 84 vitesh!

Një libër i Arthur Conan Doyle i huazuar nga biblioteka e Helsinkit në vitin 1939 u kthye 84 vjet vonë. Përkthimi finlandez i “The refugees” mbërriti të hënën në bibliotekën Odi në Helsinki. “Data e kthimit supozohej të ishte 26 dhjetor 1939”-tha bibliotekarja Heini Strand, duke shtuar se ajo kurrë nuk kishte pasur një rast që një libër të kthehej kaq vonë.

Marrëdhënia mes personit që e ka huazuar librin dhe atij që e ka kthyer, mbetet e panjohur. “Kreditë që kthehen dekada pas afatit të caktuar janë zakonisht libra që zbulohen kur njerëzit kalojnë nëpër sendet e prindërve të vdekur”-tha Strand, e prekur nga një sjellje e tillë. Një shpjegim i mundshëm për vonesën është se afati për kthimin e librit qëlloi një muaj pasi Bashkimi Sovjetik pushtoi Finlandën në nëntor 1939, kështu që kthimi i librit nuk ishte gjëja e parë në mendjen e huamarrësit. Strand theksoi se biblioteka do ta vërë në dispozicion të anëtarëve librin e kthyer sepse është në gjendje të mirë.