Homo Deus
Youval Noah Harari

Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.

Publikuar: 2018
440 faqe
Përmbledhje

Youval Noah Harari, autori i librit më të shitur: “Sapiens: një histori e shkurtër e njerëzimit”, përfytyron botën në një të ardhme jo shumë të largët, në të cilën ne do të përballemi me një sërë sfidash.

Homo Deus eksploron projektet, ëndrrat dhe makthet që do t’i japin formë shekullit të njëzetë e një – që nga tejkalimi i vdekjes e deri te krijimi i jetës artificiale. Ai shtron pyetjet më themelore: Ku do të shkojmë prej këtu? Si do ta mbrojmë botën tonë të brishtë nga forcat tona shkatërruese?

Sapiensi na tregoi se prej nga vijmë. Homo Deusi na tregon se ku do të shkojmë. Lufta është jashtë mode. Ka më shumë të ngjarë të vrasësh veten se sa të vritesh në ndonjë konflikt. Uria po zhduket. Mund të rrezikosh më shumë nga obeziteti se sa nga uria. Vdekja është thjesht një problem teknik. Barazia del – pavdekësia hyn. Çfarë do të na sjellë e ardhmja? Kjo është etapa pasardhëse e evolucionit.

KY ËSHTË HOMO DEUS

Vlerësime

Sot në mëngjes e mbarova. Nuk më la ta lëshoja nga dora për asnjë sekond, për disa ditë me radhë. Vetëm pak gjumë…, derisa shkova në faqen e fundit. Një libër me vlera të jashtëzakonshme. Nuk është futurist, ashtu siç mund të duket nga titulli. Por, analizon gjendjen njerëzore dhe perspektiven bazuar mbi zhvillimet aktuale, në ndikimin që kaRead more about review stating E rekomandoj fort për lexim, teknologjia tek individi dhe në mënyrën sesi njerëzit rimodelojnë vetveten. Harari provokon shumë me idetë e tij, dhe kjo e bën librin më të këndshëm. Boshti mbi të cilin ndërtohet libri ka të bëjë me faktin nëse ne jemi ende në gjendje për ta njohur më mirë vetveten apo të tjetër (ata që kanë në dorë teknologjinë) na njohin më mirë sesa ne e njohim veten tonë. E rekomandoj fort për lexim, sidomos tek për ata që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë. Sigurisht, i jap 5 yje….

Porosit Online