“The New Silk Roads” është një botim i Sunday Times nga autori i shumë-shitur Peter Frankopan. Libri hedh një vështrim të ri mbi lidhjet e dikurshme mes perëndimit dhe lindjes dhe rëndësisë së tyre në shekullin e ri. Një botë shumë e ndryshme në kohën e Trump-it dhe Brexit-it, me një perëndim të izoluar dhe fragmentarizuar në kontrast me atë që ndodh me vendet e lindjes që preken nga të ashtuquajturat Rrugët e Mëndafshit, aty ku marrëdhëniet forcohen dita ditës dhe ka një bashkëpunim të vazhdueshëm.
368 faqe
Historia e kësaj udhe të lashtë komunikimi e cila vazhdon të përdoret me një intensitet disa herë më të madh në ditët tona, është një vërtetim që jetojmë në një botë tejet të ndërlidhur. Duke ndjekur Rrugët e Mëndafshit na Europa në Kinë, mes Rusisë dhe Lindjes së Mesme, Peter Frankopan vlerëson vibrimin e pllakave të pushtetit në ndryshim të vazhdueshëm e shpesh të munguara në pasqyrat e shtypit perendimor. "The New Silk Roads" na kërkon të ri-mendojmë edhe një herë kush jemi dhe ku qëndrojmë në botën e ngarkesave nga më të njohurat e më të papriturat, një ri-vlerësim i historisë me sytë sotshëm që ka shitur mbi 1 milion kopje në të gjithë globin.
50 vite më parë, në kohën e largët përpara se sa interneti të na lidhte në mënyrë të pazgjidhshme, ishte shumë e thjeshtë të shkruaje historinë e botës nga pikëpamjet Europiane, pa t’u dridhur qerpiku fare. Sot, kur fakte që i ngjasojnë romaneve raportohen me një vrull të jashtëzakonshëm, shpesh edhe të mbështetura nga analiza të menjëhershme nga lloj soj mendimtari është e vështirë për të dikë të shkruajë për historinë. Akademiku i Oksfordit, Peter Frankopan, aty ku drejton ‘Qëndrën për Kërkimet Bizantine’, ka ndjekur rrugë të shkelura për të krijuar një libër surprizues shpesh sfilitës.
Kjo ‘histori e re e botës’ është çuditërisht miope sepse nis duke injoruar mijëra vite dokumentimi të arritjeve njerëzore për t’u qendërzuar perandorinë perse. Por Frankopan e bën këtë në përpjekje për të rikalibruar këndvështrimin tonë për historinë, duke sfituar mëndësitë që formësuan atë që jemi sot. Linja tradicionale, e mësuar në shkolla dhe në shumicën e muzeumeve, është ajo që dikton që ne jemi pasuesit e Romakëve, pasardhës të grekëve të cilët ishin trashëgimtarët e Egjiptianëve. E parë kështu, mesdheu merr kuptim literal, si mesi i botës. Autori është në mosmarrëveshje të hapur me qasjen eurocentrike, duke e vendosur qëndrën botës më në lindje, përtej Mesopotamisë dhe Kaukazit, në Iran.
Rrugët e mëndafshit janë arteriet nëpër të cilat njerëz, të mira, ide, regjilione dhe të tjera gjëra kanë rrjedhur. Edhe pse ky emërtim është i vonë, i dokumentuar në tekstin e fotografit gjerman Ferdinand von Richthofen më 1877, togfjalëshi gjendet dendur në tekstin e Frankopan. Mirëpo rrugët që lidhin Kinën me detin Mesdhe, të cilat përzgjaten mes disa prej shteteve më konfliktuale të kohëve moderne (Afganistani, Irani, Pakistani…) janë përshkruar me këmbë dhe mjete transporti që para historisë së shkruar.
Këmbëngulja në tezën se qendra e botës nuk është ajo e përshkruar nga perendimorët, në fakt nuk është diçka e re. Christopher Marlowe e ka quajtur Persinë/Iranin qëndrën e botës qysh në 1587, e të tjerë historianë pas tij i kanë bërë jehonë kësaj ideologjie. Frankopan gërrmon thellë nëpër arkiva, duke cituar shumë texte për të provuar këtë teori, e cila mbështetet në fakte. 2.000 vite më parë, shkruan autori, mëndafshi kinez vishej nga elita kartagjenase, të kamurit e Iranit merrnin poçerinë e kontinenti të vjetër, erëzat Indiane gjetën rrugën e tyre drejt Afganistanit dhe kuzhinës Romake. Por nëse tregtia ose premtimi i pasurisë ka qënë gjithmonë arsye për të përdorur këto rrugë, të tjera arsye fshihen mbas tyre. Fushata e Aleksandrit solli kulturën greke në luginat e Indukushit, si rezultat i të cilës ju dha formë skulpturave Bhudiste, kaq popullore në ditët e sotme. Gjatë periudhës Romake, kristianizmi u shpërnda përmes këtyre rrugëve, po aq sa Islamizmi. Përparimet shkencore, idetë filozofike e të tjera kryqëzuan lindjen dhe perëndim këtyre udhëve.
Në këto rrugë jo çdo gjë që kalonte sillte të mira. Dhuna ishte një udhëtar i rregullt – një kapitull tregon ngritjen e mongolëve, të cilët bënë kërdinë kudo ku shkelnin. Si ata edhe sllavët, rusët, britanikët apo amerikanët prej shekullit të 19. Pandemitë më famëkeqe gjithashtu janë shpërndarë përmes këtyre kalimeve.
Përzgjedhja e materileve të studiuesit janë çëlësi i suksesit në një libër të tillë; sepse do të duheshin volume të tëra për të përmbledhur historinë e njerëzimit. Ky libër ka pak përmbatje të përndritjes europiane, jeta rreth detit të veriut dhe asaj që shkruhet tek ‘The Edge of The World’ nga Michael Pye, zhvillime të cilat, kishin shumë ndikim në të dy pjesët fundore të rrugëve të mëndafshit.
Nevoja për të qënë i përmbledhur, e bën shpesh botimin të bjerë në keqinterpretime. Në një shembull (nga shumë) edhe pse Frankopan me të drejtë thekson që profeti Muhamed bëri aleatë Arabët hebrenj, flet pak ose aspak për numrin e madh të hebrenjve që u vranë nga muslimanët më vonë.
"The Silk Roads" është plot me të dhëna intriguese dhe detaje tërheqëse. Se kujt i drejtohet është një pikëpyetje. Nëse lexuesi nuk e ka një njohuri të gjërë të historisë botërore herë pas herë do të kruani kokën gjatë leximit.
Vlera më madhe e këtij libri qëndron në faktin se, ndërsa fuqia e perëndimit po venitet, historia ka nevojë të rish