Libri i filmit [The Film Book] është një vështrim mbi stilet dhe zhanret e kinemasë; regjisorët më të njohur dhe më ndikues në botë si edhe punët e tyre më të arrira po aq edhe një rrugëtim shumë informativ e argëtues mbi filmin nga Hollywood-i në Bollywood e përtej.
352 faqe
Nëse doni të njihni më shumë kinemanë përtej sipërfaqes, nëse interesi juaj kalon atë të një shijuesi të zakonshëm dhe doni të kuptoni më tepër për ndikimin e filmit, si filloi, teknikat, njerëzit para dhe pas kameras atëhere ky është një libër që duhet ta keni në bibliotekën tuaj.
Ronald Bergan është një gazetar/autor i njohur që shkruan shpesh për ‘The Guardian’. Ai është vlerësuar nga kritika botërore për librat e tij kushtuar artit të gjashtë – Kinemasë. Botimet e tij përfshijnë biografitë e disa prej regjisorëve më të shquar si Francis Ford Coppola, Jean Renoir, Sergei Eisenstein dhe vellëzrit Coen.