Të bëhesh vetvetja
Jacques Attali

Jacques Attali njihet më shumë si bashkëpuntor i F. Mitterrand-it, si ekonomist i talentuar e bankier, si funksionar i lartë i Republikës franceze, por Attali është edhe historian, eseist dhe njohës i shkëlqyer i muzikës. Në librin e tij “Të bëhesh vetvetja” bëhet fjalë për një doracak emancipues e shpresëdhënës për ata që kanë nevojë për optimizëm dhe ndriçim shpirtëror.

Publikuar: 2014
192 faqe
Përmbledhje

Attali eksploron rrugët e gjetjes së harmonisë me vetveten dhe me të tjerët, duke e lënë të kuptohet faktin se reformimi i botës kalon nepërmjet reformimit dhe gjetjes së vetvetes. Ai analizon sfidat e kohës së sotme, duke e nisur tek problemi i së keqes, dhuna, varfëria, injoranca, borxhi publik, korrupsioni, krimi ekonomik, paaftësia e organizmave shtetërore, arsimi, për të gjetur një spirale shprese dhe arsyeje për të parë përpara me më shumë besim tek e ardhmja.

Attali ritmon etapat e detyrueshme që e shtyjnë njeriun drejt kësaj sfide, pa harruar intuicionet që burojnë prej qenies sonë të veçantë, trup dhe shpirt. Ajo që shqetëson eseistin francez është se sot më shumë se kurrë vendimet për ne i marrin të tjerët, prandaj të bëhesh vetvetja do të thotë të marrësh në dorë jetën dhe fatin tënd.

Këto sinjale pozitive Attali i lexon përgjatë gjithë historisë së njerzimit, duke kaluar në revistë politikanë, artistë, sipërmarrës, filozofë, vizione të botës – fetare dhe laike, etj. Në këtë vepër Attali është thjeshtë vetvetja, si shprehje më e mirë e asaj që ai përpiqet t’i mësojë të tjerëve.

Vlerësime

Kryesisht një listë e njerëzve që kanë ndërtuar jetën e tyre në fusha shumë të ndryshme. Frymëzues, por asgjë unike apo transformuese. Vetëm në fjalinë e fundit kuptojmë motivet e autorit për të shkruar këtë libër.

 

Shumë i pasur për sa i përket shembujve të "Të bëhesh vetvetja". Pasuron dhe i jep një pamje optimiste jetës.

Porosit Online