Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, “I Humburi”.
184 faqe
Edhe në këtë roman të ri, ngjarjet vendosen pjesërisht në qytezën e famshme periferike të kryeqytetit, në breg të lumit dhe pjesërisht në kryeqytet. Nëse tek "I Humburi”, pikë referimi është marsi i vitit 1991, që kulmoi me eksodet biblike të shqiptarëve nëpër botë, te ”Stinë pandemie”, pikë referimi është një tjetër mars, kësaj here i vitit 2020. Por çfarë ka ndodhur ndërkaq?
Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar. Një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm. Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij.
Romani shtrihet në kohë dhe e njeh lexuesin me shndërrimin e Tiranës. Kryeqyteti i dikurshëm fle në kujtimet e Fatos Kongolit, që nuk gjejnë asnjë grimë të përjetimeve të atëhershme. Përshkrimet për Astirin përkojnë edhe me ato të mëngjesit të 17 majit, ditë kur u shemb Teatri Kombëtar. Shkrimtari thotë se ajo që ndodhi me teatrin ishte një veprim kriminal se dhe me të u shkatërruan qindra kujtime.
“Stinë pandemie”, një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje e herë me ironi të hollë, risjell edhe historinë e një dashurie të pafinalizuar, që duket sikur i mban peng personazhet. Për ata, që kërkojnë të arratisen në lexime të mira, romani është zgjedhja e duhur. Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fishkullojë gjithçka të shëmtuar.