Rrno vetëm për me tregue
At Zef Pllumi

“Rrno vetëm për me tregue” është një libër i At Zef Pllumit i botuar në Tiranë në vitin 2001. Titulli në fjalë është vëllimi i tretë i “Rrno vetëm për me tregue”. Vëllimi i parë është botuar në vitin 1995, ndërsa vëllimi i dytë në vitin 1997. E gjithë vepra e plotë, e dalë në qarkullim në vitin 2015, është konsideruar “ndërgjegje e kohës”, pasi kleriku i lartë françeskan ka rrëfyer gjithë kalvarin gjatë kohës së komunizimit, në burgje dhe jashtë saj.

Publikuar: 2001
736 faqe
Përmbledhje

"Rrno vetëm për me tregue" është një vepër monumentale, tejet e çmueshme, me vlera shumështresore. Është letërsi dokumentare ku përshkruhet e keqja e shkaktuar nga komunizmi në Shqipëri. Vepra në fjalë, përshkruan jo vetëm vuajtjen e At Zef Pllumit, kalvarin  e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve, por edhe të gjithë popullit shqiptar. Gjatë leximit të kësaj vepre, lexuesi mund të bëjë një udhëtim brenda vuajtjes, mashtrimit, torturave çnjerëzore, vrasjeve, varfërisë, të keqes…

Vepra e At Zef Pllumit frymëzon lexuesin për lexime të reja dhe të përsëritura. Ky libër kujtimesh bën thirrje që të vërtetat të mos harrohen, që historia të mos deformohet, por të kuptohet e të shpjegohet. "Rrno vetëm për me tregue" është edhe kontribut në luftën  e një populli për demokracinë. At Zef Pllumi ka treguar dhe përshkruar jetën si dëshmi me pamje të ferrit, dëshmi e tij shkrimore e reales.

Vlerësime

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s’e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Shkurt për të ka nevojë ndërgjegjja jonë.

Ismail Kadare

Porosit Online