Shkrimtari i njohur Milan Kundera vjen me një roman për të pasionuarit pas rrëfimit të tij, kësaj radhe me një roman të zhanrit psikologjik. Romani “Mosdija” trajton historinë e dy të rinjve që lanë në mes një dashuri e që takohen pas dekadash në qytetin ku nisi gjithçka. Irena vuan nga nostalgjia, sepse ajo është ndjenja që shkaktohet nga dëshira e paplotësuar për t’u rikthyer. Jozefi shijon Pragën dhe takimet me Irenën, por e ka harruar krejtësisht se cila është ajo. Për të, Irena përfaqëson vetëm disa momente kënaqësie pa të shkuar e pa të ardhme, ndërsa për Irenën ato takime janë mundësia për diçka më shumë, për të arritur dashurinë në jetën e saj.
168 faqe
Një burrë dhe një grua takohen rastësisht ndërsa po kthehen në atdheun e tyre, të cilin e kishin braktisur 20 vjet më parë, kur ata zgjodhën të mërgonin. A do të arrijnë të kapin fillin e historisë së tyre të çuditshme të dashurisë, të këputur pothuajse që në njohje dhe pastaj të humbur në detin e historisë? E vërteta është se pas një mungese të tillë të gjatë “kujtimet e tyre nuk ngjasojnë; nuk përputhen më”. Ne gjithmonë besojmë se kujtimet tona përkojnë me ato të personit që kemi dashur, se ne përjetojmë të njëjtat gjëra. Por ky është vetëm një iluzion. Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
Në vitet 1950 – ‘60, Milan Kundera konsiderohej një ikonë në vendlindjen e tij, Çekosllovaki, edhe pse lexuesit përtej kufijve gjeografikë të shtetit që nuk ekziston më, nuk do ta njihnin deri në botimin e “Lehtësia e padurueshme e qënies” dy dekada më vonë. Kritikët thurnin lavde për temat e tij të forta të luftës dhe revolucionit, dozat liberale të seksit, komedisë fine, lojës së fjalëve dhe atë që mund të quhet një qasje genuine ndaj romanit post-modernist. Emri i tij u kthye në edhe më popullor, kur regjisori Philip Kaufman realizoi një film (“The Unbearable Lightness of Being”, 1988) bazuar në romanin e tij më të njohur me protagonistë Daniel Day-Lewis e Juliette Binoche, i cili u prit mirë nga kritika dhe publiku, qoftë ai që kish lexuar librin, apo ai që u mjaftua me filmin.
Në ato vite, Kundera jetonte në Francë, mbasi emigroi nga vendlindja në mesin e viteve ‘70, vite të vështira të një shteti nën kthetrat e Bashkimit Sovjetik, e nën presione të vazhdueshme nga shoqëria për reformimin e socializimit. Kundera filloi të shkruajë në frëngjishten e tij të adoptuar, e një ndër librat e parë të asaj periudhe është “Mosdija” (Titulli në origjinal “Ignorance”).
Z. Kundera është një autor tejet i kujdesshëm në ruajtjen e botës së tij private, shpesh intervistat e tij i jep me shkrim për të shmangur citimet e gabuara. Disa kritikë çek e kanë futur atë në të ashtuquajturin ‘kampi strukturalist çek’; çka aserton se romanet janë një rradhë shenjash që nuk do duhen të varen nga ndikimi i kuptimeve jashtë tyre. Milan Kundera është i parimit se romanet duket të jenë absolutisht autonom, çka shpjegon edhe prezencën e fortë të autorit në librat e tij; rradhë të tëra për të shpjeguar etimologjinë e një fjale të vetme, histori revolucioni për të dhënë një kuptim më të mirë të kohës dhe kontekstit, apo intriga seksuale me veshje intelektuale.
Problemi me “Mosdija” është se nuk na sjell asgjë të re. Statistikisht është shumë i ngjashëm me punën e tij të mëhershme, edhe pse më i tkurur. Nga kontaksti kohor ky libër është i logjikshëm. “Lehtësia…” tregonte ngjarje të ndodhura direkt mbas pushtimit sovjetik, më vonë gjatë viteve ‘60 dhe fillimeve të viteve ‘70,”Mosdija” tregon ato që vijuan menjëherë mbas rënies së pushtimit në fund të 1991. Një nga personazhet kryesore, Irena, përdoret për të treguar shokun kulturor që pëson dikush që kthehet në vendlindje pas vitesh të gjata larg atdheut. Ajo është e ve, vajzat i ka të rritura, vendi i saj po jeton një erë të re, ku njerëzit nuk janë më nën pincat e dhunës së pushtuesit, teorikisht nuk do duhet të kishte asnjë arsye pse ajo të mos jetë rehat me kthimin në Pragë.
Është kjo një prej pyetjeve qëndrore të romanit. Kundera shpërfaq një kunudrum:
A është ideja e atdheut, apo atdheu në vetvete?
A e shëron koha veten tënde të mëparshme, mbasj ikjes nga ‘shtëpia jote’ e cila lëngon prej shtypjes?
Përtej lumturisë së saj në Paris, Irena ka një boshllëk, një lloj nostalgjie e përzier me kureshtje për shtëpinë. Por çfarë është shtëpia? Ku është shtëpia? Kur para saj paraqitet mundësia për t’u rikthyer në vendlindje, ajo vendos ta bëjë. Ajo që gjen aty, e perpleson akoma më shumë. Gjuha nuk është më ajo që kish lënë, moda është e merzitshme, edhe zakonet e miqve të saj të dikurshëm nuk janë më të njëjtët.
Në aeroport takon një burrë, Jozefin, të cilin e kujton si një nga të dashurit e kohës së shkollës, ka 20 vjet pa e takuar. Në fakt ai mund të ishte fare mirë një i panjohur. Jetesa e Jozefit në Danimarkë e ka bërë mëndjen e tij të trazuar, e ka të vështirë të pajtojë të shkuarën me të tashmen. Irena dhe Jozefi kalojnë disa orë pasioni së bashku, edhe pse ai nuk i di as emrin asaj, nuk është kundër shtrirjes në hambarin e kashtës (xhanëm burrë është). Kjo kohë pasioni mes të dyve është mosdija, po po kjo është zgjidhja e librit, sado e lehtë t’iu duket.