Koloreto Cukali është skenarist, producent, regjisor. Përveç serialeve, filmave dhe programeve televizivë, ai ka punuar për një kohë të gjatë në radio, dhe tani bashkëdrejton programin “Sot Nuk Është e Hënë”, në Top Albania Radio. Në vitin 2007, botoi librin e tij të parë me poezi, titulluar “Ky libër kushton sa një Redbull” por që në të vërtetë u shit nën koston e pijeve energjike. Kolo është gjithashtu një aktivist për lirinë e medias dhe fjalës së lirë.
136 faqe
Një hartë fantastike e lokaleve të Tiranës; udhëtime melankolike në kohë drejt vitit të stuhishëm 1992; skica arketipale të gruas, nënës, fëmijëve dhe detit; himne kënduar të pafajshmëve dhe të vegjëlve në trajtën e Gjelave të Detit dhe kolona zanore e një brezi të tërë.
Libri i poezive të Kolo Cukalit, është një mozaik i magjishëm ku të gjithë mund të gjejmë një pjesë tonën.