Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç’kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlerë të dyfishtë.
304 faqe
Maks Velo, piktor dhe shkrimtar, ka qenë një i burgosur politik i mirëfilltë. Diktaturat komuniste kanë qenë mjeshtre të vërteta për të ngatërruar, kur ua lypte nevoja, shkaqet e dënimit të njerëzve. Shpesh qëllonte që kundërshtarë politikë të regjimit binin në burg të fajësuar si njerëz me vese, imoralë, kumarxhinj ose vjedhës, ose e kundërta, të tillët, shpalleshin të burgosur politikë.
Në të dy rastet qëllimi ishte i qartë: çnderimi. Makina vepronte në dy kahje: zhvlerësimi i kundërshtarëve politikë në rastin e parë, zhvlerësimi i vetë idesë së rebelimit politik në rastin e dytë. Maks Velo ishte ndër të rrallët që u dënua drejtpërdrejtë për artin dhe mendimet e tij.