“Kur qau Niçja”, është një vepër e famshme e Irvin D. Yalom, ndër më të komentuarat dhe shiturat në botë. Në vepër paraqitet një dramë dashurie dhe vullneti e cila luhet në mendjen e bërthamës intelektuale, e cila përcaktoi epokën në Vjenën e shekullit të XIX.
Zhozef Brojeri, një nga themeluesit e psikoanalizës është në kulmin e karrierës së tij. Fridrih Niçe, filozofi i madh europian, është në prag të vetëvrasjes nga dëshpërimi, i pafuqishëm për të gjetur një kurë për dhimbjen e tij dhe sëmundje të tjera që e lëndojnë. Kur Brojeri vendos të trajtojë Niçen me kurën eksperimentale të të folurit, nuk tregon se edhe ai vetë gjente ngushëllim në seancat e tyre.
368 faqe
Është tetori i vitit 1882 dhe Zhozef Brojeri, psikiatri i famshëm dyzetëvjeçar, mjek personal në Vjenë i arstistëve dhe filozofëve si Brahms, Brucke dhe Brentano, ndodhet në Kafene Sorrento në shoqërinë e një gruaje të re që nuk e njeh, por që e thirri në kafenenë veneciane për një “çështje urgjente” nga ku do të varet “fati i filozofisë gjermane”.
Quhet Lu Salome dhe ka një bukuri të pazakontë, ballë i plotë, mjekër e skalitur, sy blu të shndritshëm, buzë sensuale dhe flokë biondë në platin. Megjithëse bënte ftohtë, hoqi peliçen dhe duke e parë drejt e në sy i thotë se trembet për jetën e mikut të saj, Fridrih Niçes, mendimtarit gjerman i cili sipas kompozitorit Vagner i kishte dhuruar botës një vepër të pashoq.
Dialogu imagjinar mes Zhozef Brojerit dhe Fridrih Niçes zhvillohet jo vetëm në zyrë, por edhe duke shëtitur apo duke pirë një kafe. Ata përfundojnë duke u bërë pacientë të njëri-tjetrit, pasi për pikëpyetjet që ngrinin Niçja ofronte aspektin filozofik ndërsa Brojeri atë psikanalitik.
Është një kënaqësi e veçantë leximi i këtij libri: së pari, për diskutimin intrigues, për filozofinë dhe psikoterapinë si dhe përjetimin e fuqishëm të karaktereve ekscentrike të Niçes dhe Brojerit.
San Francisco Chronicle
Një novelë tërheqëse e asaj çka mund të ketë qenë gjenialiteti embrionik i përplasjes së Zigmund Frojdit me Niçen.
Palo Alto Peninsula Times Tribune