Kohë për rrëfim: dialog me Alda Bardhylin
Ismail Kadare

Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës.

Publikuar: 2021
272 faqe
Përmbledhje

Bisedat e Alda Bardhylit me Ismail Kadarenë, të paraqitura në këtë libër, mbulojnë një gamë të madhe temash, personale dhe profesionale, përmes një zhbirimi magjepsës në jetën e një shkrimtari, i cili jetoi nën një regjim shtypës. Aty gjendet fëmijëria e tij në Gjirokastër dhe përpjekjet e tij të para “për t’u bërë shkrimtar”, pas një takimi mbresëlënës me Makbethin e Shekspirit. Ai flet për triumfet dhe zhgënjimet e para, të ndërthurura me historinë e dashurisë së parë të vërtetë, deri te liria relative e mendimit dhe veprimit që zbuloi në Shën Petersburg, në vitin 1958.

Letrat e dashurisë sollën romanin e tij të parë; Moska tjetrin; por tashmë Kadareja e kishte nisur lojën si macja me miun me regjimin shqiptar, që tek ai si shkrimtar la aq shumë gjurmë. Në këtë libër Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.

Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë.

Vlerësime

“Kohë për rrëfim” erdhi pikërisht në këto kohë jo të qeta për botën si një komunikim që një nga autorët më të rëndësishëm të këtij shekulli bën me lexuesit e tij.

Në kohë të tilla njerëzimi I ka gjetur gjithnjë përgjigjet tek forca e letërsisë, tek shkrimtarët. Eshtë në ndërgjegjen e shkrimtarëve nevoja për të qënë të pranishëm, përballë një lexuesi të shqetësuar.

Kohë për rrëfim sjell para lexuesit gjithë dimensionin e një prej klasikëve më të mëdhenj të shekullit XXI. Kadare bën një udhëtim në kohë duke rrëfyer rrugëtimin e një jete, nga fëmijëria e hershme, Gjirokastra, vitet e rinisë, kur ai gëzonte frutet e modernizimit komunist, deri tek shkrimtari i regjur, sfidues dhe me dyshime mbi veten, raportin me Enver Hoxhën , vitet e fundit të diktaturës, jetën në Paris.
Ai ndërton shpesh absurdin dhe zymtësinë e jetës së një shkrimtari në Shqipërinë socialiste, duke vizatuar para lexuesit tmerrin e një jete nën diktaturë.

Porosit Online