Katër palë flatra
Flurans Ilia

Pas një përvoje të pazakontë udhëtimesh njohëse në krejt rruzullin dhe në gjuhët e tij kryesore, Flurans Ilia njeh me rrënjë natyrën e copëzuar dhe shpërbërëse të pasmodernitetit dhe synon ngjizjen e harmonishme të universit në vetëdijën e lexuesit pikërisht përmes copëzimit të lëndës artistike.

Publikuar: 2023
155 faqe
Përmbledhje

“Katër palë flatra”, është një përmbledhje e shkrimtarit në prozë, ku ai ka përfshirë tregime të shkruara përgjatë dekadës 2010-2020. Vepra e Ilias është shkruar në atë lloj forme ku çdo tregim i qëndron krah tregimit të radhës, duke krijuar një vijimësi unike. Është një udhëtim psikologjik i njeriut të ditëve tona, të kapur në ngërçin e një moderniteti arkaik, çka e bën librin në vetvete të jetë një mëvetësi në morinë e librave të shëndetshëm të letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Shkrimtari prezantohet me vetëdijen e funksionimit të dyzuar të botës dhe elementëve të botës që përbëjnë shpirtin e saj, vetë ekzistencën. Njëra prirje është ajo që deklarohet si modeli i së mirës prej mijëra vjetësh përmes kodeve të institucionalizuara, dhe prirja tjetër është e kundërta, pamja krejt e kundërt, shijimi i rrjedhës mbrapsht. Poeti kupton thelbin an-atman të botës, ku çdo gjë është e papërkryer, çdo gjë është në lëvizje dhe në përkohshmëri të paqëndrueshme. E duke qenë i bindur se tashmë licentia poetica është në favor të tij, provon rrjedhën e kundërt të gjërave, atë paradoksalen, të papajtueshmen me kodin e ligjërimit normal.

Vlerësime

Flurans Ilia bën pjesë në atë grup gjithnjë e më të vogël shkrimtarësh që besojnë me gjithë shpirt se letërsia mund të ndryshojë fatin e njeriut, ose edhe të zbusë, ta bëjë më njerëzore të përditshmen.

Porosit Online