“Karantinë për një” është libri më i ri dhe i katërti i autorit Alfred Lela, i cili është një dedikim për mamanë e gazetarit, e cila nuk jeton më. Bota prej dy vitesh tashmë është nën tutelën e pandemisë dhe kohët e karantinës nuk kanë kalur pa vëmendjen e shkrimtarëve dhe mes tyre ka qenë dhe Lela. Vetë autori e përshkroi këtë libër si një rrëfim personal, por që i shërben edhe shoqërisë.
116 faqe
Alfred Lela ia dedikon këtë libër nënës së tij të ndjerë, të cilën e ka humbur gjatë periudhës së parë të pandemisë, në një kohë, kur e gjithë bota ishte e izoluar nën kushtet e rrepta të karantinës. Një libër kushtuar dhimbjes që pandemia e COVID-19 mbolli kudo. Në një pjesë të librit thuhet se:
Arkëmorti i ftohtë, solid, ngjyrë panë me një Krisht të hajthem në kryq, shenjë kjo se vdekje vinte nga një vend i krishtërimit, më doli para syve ashtu siç humnera hapet para dikujt në një majëmal. E përshkova me dorë si të isha duke i ledhatuar kryet e lodhur nga pamjet e kaq shumë mjekëve, dhomave spitalore, kundërmimeve të pranëvdekjes, dëlirëve ndoshta.
Këtë dhimbje e trishtim Alfred Lela e përjetoi në lëkurën e tij kur e ëma iu nda nga jeta dhe për këtë arsye libri “Karantinë për një” thotë se është homazh për më të dashurën e zemrës së tij.
E kapërcen petkun e gazetarit, është një studiues, një shkrimtar, ngrihet mbi këtë emocion dhe dhimbje personale. Libri i tij është një firmë dhe klithmë për dhimbjen e madhe të njerëzimit.
Virgjil Muçi