“Identitete Pluskuese” nga Arba Baxhaku, synon të gjurmojë një vazhdimësi mes arkitekturës së traditës shqiptare dhe karakterit informal të transformimeve spontane të qytetit të Tiranës bashkëkohore. Vetë autorja e kësaj vepre shprehet se ky libër gjurmon vazhdimësinë mes arkitekturës tradicionale shqiptare dhe karakterit informal të shfigurimeve spontane të Tiranës.
203 faqe
Në këtë libër portretizohet liria konstruktive e dekadave të fundit e cila bëhet për të siguruar një lexim kritik i cili të mund t’i aplikohet ndërhyrjeve dhe rimëkëmbjes së arkitekturës ekzistuese. Përpjekja për të vendosur një lidhje midis tipareve të kundërta të formalizmit funksionalist, tipike për qytetin që u rrit gjatë regjimeve totalitare dhe atyre të arkitekturës informale, që përfaqësojnë lirinë konstruktive të kohëve të fundit, synon të japë një interpretim kritik që është i zbatueshëm për ndërhyrjet e fundit për rikuperimin e trashëgimisë së ndërtuar ekzistuese. Libri është dygjuhësh, anglisht-shqip.
Që kryeqyteti është shndërruar këto 30 vitet e fundit kjo nuk është më diçka e panjohur. Ata që jetojnë e nuk jetojnë këtu e bëjnë dallimin qartë që në sheshin qendror, atë që dikur e shihnim edhe në kartolina me imazhe. Sheshi nuk është më i njëjti. Tirana gjithashtu. Po si dhe sa ka ndryshuar kryeqyteti këtë na e lexon me gjuhën e arkitekturës Arba Baxhaku me “Identitete Pluskuese”.
Sigurisht nuk i shmangemi dot pyetjeve nëse ky ndryshim ka ardhur për mirë apo e ka shëmtuar Tiranën apo i shërben më mirë qytetarëve të shumtë që zgjedhin kryeqytetin si mundësinë më të mirë për të ndërtuar jetën. Arba Baxhaku nëpërmjet kësaj vepre na njeh me të gjitha shtresëzimet e një kryeqyteti përmes këtij leximi arkitektonik, por më së shumti duke reflektuar mbi atë çfarë ka ndodhur me Tiranën.