“Haiku – Hëna e dytë e ujit” është haiku i vërtetë, origjinal dhe i poetëve më të mirë në botë, që e lëvrojnë haikun. Një pentagram për vete dhe i kthen notat në trokëllima ngashënjyese në veprën letrare që natyrisht s’këndohet, as në takte dhe as në mungesa muzikore. Sidoqoftë, ne kështu mësohemi t’i përjetojmë gjërat si për vete.
faqe
Prirja e haikut është muzikë e këndshme që dëgjohet me ëndje dhe sa herë gjen ëndrrën ka një ndjesi delikate drithëruese aq të ëmbël, sa që të rrëmbush gjatë gjithë leximit (interpretimit), vënia në mendime, dhe që ndodh gjithmonë përpara kujtdo. Si me një ajër prej deti, me ca re sikur do të lëshojnë shkallë për t’u ngjitur lart. I përjeton gjërat sikur ua dhuron të tjerëve, me gëzim, sigurisht, po dhe me dëshpërim. Si rrezet e ëndrrës.
Një libër tërheqës dhe me projeksion psikologjik, që i shpik gjërat në thellësi të shpirtit. Dhe në errësirën me aq dritë të shpirtit ndodh aksioni, në errësirën e saj gati të përjetshme, vetëm atëherë, ndërsa vlerat i fiton në kohën e ëndrrave. Realiteti sikur s’është i veçuar në këtë libër të veçantë me haiku, sepse aty çel një rrymë drite e projeksionit poetik për haikun dhe gjithashtu për ëndrrat. Atëherë t’i besojmë mistikës, mohimit? Por asgjë nuk ndodh si në kohën e përrallave. Atje në fshehtësi vetëm planifikohet si të tjetërsohet mendimi i thellë dhe i fshehtë. Duket kjo sikur komploton strukturën, por në të vërtetë herë kemi ngutje dhe herë një ngadalësi po aq të re sa edhe fuqia për t’ia ndalur hovin vetë… haikut të famshëm.