Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryqtari i Fundit
Virgjil Kule

Tek “Kryqtari i Fundit”, historia e Skënderbeut vjen më e detajuar se kurrë, ajo vjen e shtjelluar vit pas viti, në disa raste edhe muaj pas muaji. Në këtë studim, autori është fokusuar tek veprimtaria diplomatike e Skënderbeut. Është bërë një radhitje dhe interpretim i ri i dokumenteve dhe është pasuruar me dokumente të tjera dytësore që flasin indirekt për veprimtarinë e tij. Libri “Kryqtari i Fundit” hedh dritë mbi historinë e vërtetë të Skënderbeut. Ai i jep përgjigje të gjitha pikëpyetjeve të deritanishme.”

Publikuar: 2011
520 faqe
Përmbledhje

Në këtë libër, i cili do ta ndryshojë një herë e mirë perceptimin mitik që kemi për Skëndërbeun, figura e tij shfaqet reale, njerëzore, inteligjente dhe dinake. Tek “Kryqtari i fundit”, Skënderbeu nuk paraqitet më si një i pashpresë që bredh lart e poshtë me shpatë në dorë në mbrojtje të oborrit të fqinjëve, duke sakrifikuar gjakun e popullit të vet, por si një diplomat dinak, i cili gjatë gjithë jetës së vet qëndroi një hap përpara kundërshtarëve dhe shfrytëzoi aleancat deri në pikën e fundit.

Kësaj here Skënderbeu nuk vjen më si një kalorës naiv ‘donkishotesk’ por vjen si një komandant dhe prijës largpamës me një projekt të madh, kryqëzatën anti-osmane. Në libër shfaqen gjithashtu fakte dhe analiza historike që hedhin dritë mbi shumë aspekte të jetës së Skënderbeut që më së shumti nuk janë tepër të qarta për publikun e gjerë.

Vlerësime

Libri është me të gjithë kuptimin e fjalës “unik” pasi e tregon Skënderbeun ndryshe nga sa e njohim deri më sot ne shqiptarët.

Porosit Online