Një producent televiziv eksploron Rusinë e kohës sonë duke depërtuar në shoqërinë ruse nga këndvështrime të ndryshme; nga bota e tetëmbëdhjetë vjeçareve që gjejnë dashnorë pasunarët e rinj dhe që recitojnë Pushkinin si pjesë e recetës së joshjes, te gangsterët nga Siberia që vendosin të shkruajnë libra dhe të xhirojnë filma mbi bëmat e tyre. Por ndërsa vitet e tij në Rusi kalojnë, Pomerantsev-i fillon të vërejë se edhe Rusia po ndryshon, dhe jo për mirë.
314 faqe
Pará nafte, korrupsion dhe oligarkë që vrasin shansin për një shtet të së drejtës dhe krijojnë një vend të keq për të jetuar. Një popullsi që ushqehet me një recetë të bollshme propagande dhe dizinformimi, të përzier me emisione cilësore; art modern, spektakle banale dhe një botë teknologësh politikë, që janë në gjendje të krijojnë një realitet joekzistues përmes kontrollit të televizioneve.
Ky libër është një lexim i domosdoshëm për të kuptuar makiavelizmin politik të shekullit të njëzetë e një dhe teknikat e përdorura nga diktatorët e shekullit tonë.
Një libër që të mbërthen
The New York Times