Showbiz

Liam Payne: “Të bërit baba në moshë të re ishte gjëja më e frikshme në botë”

Në një intervistë të dhënë së fundmi, ish-pjesëtari i grupit “One Direction”, Liam Payne foli për herë të parë për frikën që përjetoi në momentin që mësoi se do të bëhej baba.

Ai ishte vetëm 23-vjeç kur partnerja e tij e asak kohe, Cheryl mbeti shtatzënë duke sjellë kështu në jetë djalin e tyre, Bear.

“Jam vërtetë i lumtur tani por në fillim ishte gjëja më e frikshme në botë. Unë isha aq i ri kur u bëra baba saqë nuk e konceptoja dot që tani kisha përgjegjësi për një krijesë kaq të vogël. Ishte një kurbë mësimi gjatë gjithë kohës” -tha këngëtari tashmë 26-vjeç.