Ish-pjesëtari i “One Direction”, Liam Payne pak kohë më parë i ka dhënë fund lidhjes së tij 3-vjeçare me modelen nga Teksasi, Maya Henry. Në një intervistë për Steven Barlett, këngëtari ka konfirmuar se është ndarë nga partnerja e tij vetëm 10 muaj pasi ishte fejuar.
Kur është pyetur se cili është statusi i tij aktual, ai ka shprehur se është beqar. Liam ka fajësuar veten për këtë ndarje, duke u shprehur se është ai që i lëndon njerëzit.
Së fundmi, në rrjet po qarkullojnë disa fotot të artistit dhe ish-partneren e tij Cheryl Cole, 3 vite pas ndarjes. Dyshja janë fotografuar në ditëlindjen e parë të nipit të Liam dhe dukeshin mjaft mirë nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Ajo që vihet re është ndryshimi në ‘look’ i këngëtarit i cili duket qartë që është kthyer në bjond. Thuhet se pas një ndarje çdokush ndryshon paraqitjen e tij, mos vallë është edhe ky rasti i Liam?
Rikujtojmë se Payne dhe Cole kanë një fëmijë më njëri tjetrin, një djalë 4-vjeç të quajtur Bear. 27-vjeçari ka folur për herë të parë për frikën që përjetoi në momentin që mësoi se do të bëhej baba.
Kujtojmë, se pas ndarjes nga Payne, Cole ka rrëfyer për “The Sun” se u nda me britanikun pasi e kuptoi se po e rriste e vetme djalin e tyre ndërkohë që Liam ishte krejtësisht i angazhuar pas karrierës së tij solo.