Aktualitet

Lia e majmunëve rrit vigjilencën, nis trajnimi i mjekëve për të kuptuar shenjat!

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Instituin e Shëndetit Publik, Silva Bino, njoftoi sot se në vendin tonë ka nisur trajnimi i mjekëve për të dalluar linë e majmunit nga sëmundjet e ngjashme si lia e dhenve.

Bino pohon se kjo sëmundje zgjat rreth një muaj dhe sipas mjekes në shumicën e rasteve kalon lehtë, mirëpo tek personat të cilët kanë probleme me imunitetin mund të shkaktojë humbje jete.

“Zgjat deri 4 javë dhe është infektuese derisa zhvishet lëkura. Duhet të jemi të kujdesshëm mos prekim sytë se mund të çojë në verbim. Ata persona me dëmtime të imunitetit mund të përballen me forma të rënda”, shton Bino.

Ndërsa në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar, lind pyetja a duhet të shqetësohemi apo duhet ta injorojmë përhapjen e këtij infeksioni?

Mjeku i njohur infeksionist, Arjan Harxhi, thotë se ashtu si për çdo infeksion edhe virusi me origjinë nga majmuni nuk duhet injoruar.

Me vaksinën e lisë së dhenve, e cila të mbron 85% nga infektimi, janë vaksinuar gjeneratat e shqiptarëve para viteve ’80, ndërsa brezat e mëvonshëm janë të zbuluar përpara kësaj sëmundjeje, pohon mjeku.