Revoltat ndaj ardhjes së Goran Bregovic në Festën e Birrës në Korçë nuk kanë të ndalur. Një ndër figurat kryesore të këtij bojkoti është Besa Kokëdhima. Para pak ditësj, ajo reagoi e indinjuar kundrejt vizitës së Bregovic duke e konsideruar si një gjest lëndues për vëllezërit dhe morat tona nga Kosova.
Mirëpo, që pas deklaratës së Besës, duket se është përfolur për një këngë që ajo e ka kënduar dhe sipas tyre është e kompozuar nga Bregovic. Bëhet fjalë për “Ederlezi” dhe këngëtarja ka sqaruar të vërtetën mbi këto spekulime, duke shpërthyer në ofendime ndaj atyre që e kanë akuzuar.
Lexoj ca të padijshëm në ekstrem, apo ca mercenarë të devotshëm… Që shkruajnë Besa që është kundër ardhjes së Bregovic ka kënduar këngën Ederlezi…injoranca…e frikshme. Ederlezi është këngë POPULLORE ROME, FOLKLORIKE ROME ME AUTOR KOMUNITETIN ROM në gjuhën Rome. E kënduar nga unë në NATËN ROME tek Këngët e Shekullit në Tv Klan. Edhe në video shkruhet NATA CIGANE. Bregovic e ka sjellë në disa forma, siç kanë bërë dhe 10-ra artistë të tjerë… lexoni dy rreshta, injorantë të lumtur e të devotshëm…
Megjithatë, për këngëtarin serb Goran Bregovic nuk është hera e parë e ardhjes në Shqipëri, pasi ai ka mbajtur një koncert në Tiranë para shumë vitesh në kohën ku Edi Rama ka qenë kryebashkiak i Tiranës dhe gjithashtu i ka dhuruar edhe “Çelësin e Tiranës”.
Ajo që na bën përshtypje janë fjalët dhe revolta e këngëtares Besa Kokëdhima ndaj ardhjes së Bregovic në Tiranë, ndërkohë që në kohën kur ai ka qenë i ftuar për koncert në Tiranë, babai i saj, Koço Kokëdhima ka qenë pjesë aktive e PS dhe gjithashtu një mik i mirë me Ramën.