Lëvizjet e pllakave tektonike po zhvendosin gradualisht kontinentet e Tokës. Bazuar në këtë teori, por edhe te ndryshimet klimaterike, profesori i Universitetet të North-ëestern, Kris Skotese, realizoi një simulim kompjuterik se si do të jetë planeti ynë pas 250 milionë vjetësh. Konkluzioni, do të formohet një megakontinent. Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut do të bashkohen me Azinë. Ndryshime do të pësojë edhe Europa, që do të tkurret ndjeshëm.