Bota

Letra e “akullt” me të cilën Elon Musk hoqi nga puna 14 mijë njerëz!

Fillimi i vitit 2024 nuk po shkon mirë për Tesla. Për herë të parë Tesla ka shitur më pak automjete të këtij lloji se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Përballë një të ardhmeje gjithnjë e më elektrike, më shumë konkurrentë po shfaqen për markën amerikane. Këto shifra të këqija e shtynë CEO-n Elon Musk të merrte një vendim drastik me shkarkimin e më shumë se 14 mijë punëtorëve, që përfaqëson afërsisht 10% të totalit të punonjësve të kompanisë.

Për më tepër, po diskutohet për zhvillimin e makinave elektrike të lira. Ky shkarkim masiv u kritikua shumë, pasi u realizua përmes një letre. Tashmë është bërë e ditur përmbajtja e plotë e letrës. “Emailet e heqjes nga puna të Teslës janë jashtëzakonisht të ftohta. As chatbot-et e inteligjencës artificiale nuk janë kaq të ftohta”-vëren “The Verge” pas publikimit të letrës, të bërë publike nga një prej punonjësve të pushuar në kushte anonimiteti.

Letra fillon duke thënë se është kryer një shqyrtim i kujdesshëm i kufizimeve dhe roleve të përhershëm të punës. Pas kësaj dhe pa thënë kurrë fjalën “shkarkim”, në letër shkruhet:

Është vlerësuar se nuk ka asnjë përshtatje të arsyeshme që do t’ju lejojë të vazhdoni të kryeni funksionet thelbësore të pozicionit tuaj në rolin tuaj. Hapi tjetër është kërkimi alternativ i punësimit. Një proces që konsiston në rishikimin e grupit të punësimit, të brendshëm dhe të jashtëm të Teslas për të kërkuar pozicione të mundshme. Ju informojmë se nuk kemi identifikuar asnjë vend të lirë pune në kompani për të cilin ju jeni të kualifikuar. Meqenëse nuk kemi identifikuar një pozicion alternativ të disponueshëm, ne do të fillojmë të përpunojmë largimin tuaj Tesla, duke filluar nga 3 maj 2024. 

Rikujtojmë, se CEO i platformës X ka publikuar një video të shkurtër që flet shumë për lëvizjen e radhës që do të bëjë në këtë rrjet social. Musk dëshiron të përdorë platformën X për të krijuar një aplikacion për të gjithë, sipas modelit kinez WeChat. Kjo është një nga arsyet kryesore pse bleu Twitter-in, një rrjet me një numër të madh përdoruesish, transformimin e të cilit nisi të punonte menjëherë pas blerjes. Përveç rrjetit social, Musk nga X dëshiron të krijojë një platformë për komunikim, pagesa dhe dëshiron t’i kushtojë shumë rëndësi përmbajtjes video.