Celebrities Film & Tv Gossip

Letitia Wright aksidentohet gjatë xhirimeve të “Black Panther 2”!

Aktorja Letitia Wright mori trajtim në spital pas një aksidenti në xhirimet e vazhdimit të filmit të ardhshëm “Black Panther 2”. Ylli, që luan rolin e Shuri, Princeshës së Wakanda-s, mori lëndime të lehta. Xhirimet e filmit po bëheshin në Boston, të ndara nga pjesa kryesore në Atlanta. Edhe pse lloji i dëmtimit të saj nuk u zbulua, aktorja doli nga spitali pas disa orësh.

Incidenti i ndodhur nuk pritet të ketë ndikim në orarin e xhirimeve për vazhdimin e tyre. Wright është një prej aktorëve që kthehen në film, i titulluar “Black Panther: Wakanda Forever”, së bashku me Daniel Kaluuya, Danai Gurira, Lupita Nyong’o dhe Angela Bassett. Detajet në lidhje me ngjarjet në film janë duke u mbajtur të fshehta akoma, por filmi pritet të vazhdojë historinë e kombit afrikan teknologjikisht të avancuar, Wakanda, pas vdekjes së mbretit T’Challa, i cili u luajt nga aktori i ndjerë Chadwick Boseman.

Studioja e filmave ‘Marvel’ ka konfirmuar se roli i Boseman nuk do të përsëritet dhe se ata nuk do të përdorin efekte dixhitale për të përfshirë atë në film. Kohët e fundit u njoftua se ylli britanik Michaela Coel, e cila luajti në “I May Destroy You” do t’i bashkohej kastit në një rol të panjohur. Aktori i njohur britanik Kaluuya, i cili luan rolin e komandantit të dytë të T’Challa W’Kabi, tha se qëllimi i vazhdimit do të ishte nderimi i yllit të ndjerë.

Prodhimi i filmit “Black Panther 2” filloi në muajin qershor, me regjisor përsëri Ryan Coogler. Ai ka folur më parë për sfidat e vazhdimit të historisë pa Boseman, i cili vdiq nga kanceri i zorrës së trashë vitin e kaluar.

Kjo është një nga gjërat më të thella që kam kaluar ndonjëherë në jetën time, ku duhet të jesh pjesë e vazhdimit të këtij projekti pa personin e veçantë, i cili ishte pothuajse arsyeja që e mbajti atë së bashku.