Lajmet e fundit

“Lëri këto kunjat, e prisje veten?”/ Romeo debaton me Ledjonën: Që herën e kaluar…

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ndonëse mes tyre nisi një miqësi, tashmë duket se Romeo dhe Ledjona janë dy kundërshtarë të fortë në lojën e “Big Brother VIP 3”.

Në debatet e javës së kaluar, Romeo ndër të tjera e cilësoi Ledjonën si ‘ushtare të Julit’, por kjo e fundit nuk e ka pranuar një koment të tillë.

Pas spektaklit të djeshëm dy banorët janë përfshirë sërish në diskutime, ndërsa Romeo e pyet nëse Ledjona e priste që do të dilte e preferuar e publikut dhe ajo e pohoi me bindjen duke i thënë se ai nuk e ka kuptuar akoma sinqeritetin e saj dhe se këtë javë e meritonte të ishte ndër më të pëlqyerit e publikut.

Pjesë nga biseda:

Romeo: Lëri këto kunjat o zemra, po flas tamam. Ti e prisje veten?

Ledjona: Unë?

Romeo: Hë e prisje veten?

Ledjona: Kë pe ti, Gazin?

Romeo: Po bëj muhabet tamam tani, e prisje veten?

Ledjona: Po edhe e prisja që herën e kaluar

Romeo: Po tani moj, lëre herën e kaluar

Ledjona: Po e prisja

Romeo: Je e sinqertë?

Ledjona: Shumë e sinqertë, edhe pse nuk e ke kuptuar sinqeritetin tim, se jam e drejtpërdrejtë

Romeo: Lëre sinqeritetin tani, unë po të bëj pyetje

Ledjona: Patjetër që e shoh veten të preferuar

Romeo: E prisje atë gjënë ti?

Ledjona: Patjetër që e prisja dhe e kam thënë dikur tjetër