Leonardo DiCaprio vazhdon të konfirmojë vëmendjen ndaj mjedisit e ka vendosur të investojë në sektorin e kultivimit të mishit, në veçanti të viçit, në përputhje me normat e respektimit të ambientit.
Liderë në këtë fushë, Aleph Farms e Mosa Meat, njoftuan përfshirjen e aktorit të njohur hollivudian në kompanitë e tyre. Ato kanë treguar se mishi i viçit mund të përftohet direkt nga qeliza shtazore.
Fituesi i çmimit Oscar është i mendimit se një prej mënyrave më efikase për të luftuar krizën e klimës është transformimi i sistemit tonë ushqimor.
Mosa Meat e Aleph Farms ofrojnë mënyra të reja për të plotësuar kërkesën botërore për mish, njëherazi duke zgjidhur disa prej problemeve të prodhimit aktual industrial.
Jam shumë i lumtur që iu bashkohem atyre si këshilltar investitor.
Ndikimi në mjedis
Me konsumin global të mishit që parashikohet në rritje me 40 deri në 70% brenda vitit 2050, ai i kultivuar ofron zgjidhje për të reduktuar ndjeshëm ndikimet negative në prodhimin industrial të mishit të viçit.
Sipas një studimi të pavarur, prodhimi i mishit të viçit të kultivuar krahasuar me industrialin, mendohet të pakësojë me 92% ndikimin te klima e me 93% ndotjen e ajrit. Po ashtu çon në shfrytëzimin e 95% më pak sa i përket terrenit e 78% më pak ujë.
Izraelitja Aleph Farms e holandezja Mosa Meat prej kohësh janë aktive në kërkimet në prodhimin e mishit nga qelizat staminale të viçave. Në 2013-ën, Mosa Meat prezantoi të parin hamburger të kultivuar ndërsa Aleph Farms, të parin biftek po të kultivuar, në 2018-ën.