Lifestyle

Lëpirja nga qenushi juaj jo vetëm shenjë dashurie, ja çfarë duan t’ju thonë…

Lëpirja si formë komunikimi midis qeneve fillon që në momentin kur lindin. Nëna i pastron këlyshët me lëpirje dhe i than, mirëpo nëse lindin të verbër dhe të shurdhër, shija është një ndër mënyrat që të njihen me ambientin. Meqenëse komunikojnë ndërmjet tyre, po ashtu komunikojnë edhe me njerëzit.

Lëpirja mund të jetë përshëndetje, mirëpo me të mund të tregojnë edhe dominimin. Ndonjëherë kur qeni na lëpin dëshiron ushqim, gjithashtu është shprehi të cilën e arrijnë njësoj si bebet.

Duke lëpirë nënën rreth gojës i bëjnë me dije që janë të uritur, prandaj sinjale të ngjashme mund t’ju dërgojnë edhe juve. Pos komunikimit dhe dëshirës për ushqim, qentë dëshirojnë të hulumtojnë dhe gjuha është njëri ndër organet i cili shpesh shërben për të hulumtuar.

Shembull i mirë është kur arrini në shtëpi dhe nëse keni përkëdhelur ndonjë kafshë tjetër, ekziston mundësia që qeni të dëshirojë të hulumtojë se për kë është fjala, por njëherësh edhe të eliminojë aromën nga ju. Tërheqja e vëmendjes është edhe një arsye përse qeni ju lëpin.

Neve ndonjëherë na duket që po marrim puthje të shumta nga ata, ndërkaq ata e dinë mirë që pas puthjes pason ëmbëlsira. Me puthje të tilla qentë shfaqin dashurinë dhe respektin ndaj njerëzve. Megjithatë, edhe pse qeni është i shëndetshëm, nuk rekomandohet që t’ju lëpijë përreth gojës, sepse ata dëshirojnë të hulumtojnë me gjuhë, dhe kurrë nuk e dimë se çfarë saktësisht ka “hulumtuar” gjatë kohës së shëtitjes. Po ashtu qeni ju lëpin më shumë kur jeni të djersitur.