Lidhja e fundit e Leonardo DiCaprio-s me modelen dhe aktoren argjentinase Camila Morrone ka përfunduar zyrtarisht pas katër vitesh. Nuk kaloi pa u vënë re nga fansat se ndarja u njoftua vetëm disa javë pasi Camilla festoi ditëlindjen e saj të 25-të. Superylli i Hollivudit, Leo, 47 vjeç, kurrë nuk ka dalë publikisht me dikë mbi 25 vjeç.
Interesimi i tij i radhës romantik mund të jetë modelja amerikane Gigi Hadid, pasi thashethemet kanë qarkulluar rreth tyre që nga ndarja e tij e fundit. Burime të shumta konfirmuan për ‘In Touch’ se:
Leo dhe Gigi janë takuar disa herë këtë verë.
Ata mesa duket e kanë njohur njëri-tjetrin prej vitesh dhe është pikërisht lloji i gruas pas të cilës aktori i “Wolf of Wall Street” do të shkonte, pasi ajo ka një pamje “të mrekullueshme, seksi” dhe është “me këmbë në tokë”. Një person tjetër i brendshëm tha se raporti i tyre është i rastësishëm pasi ata kanë shumë miq të përbashkët.
Një burim i tretë beson se të dy ata dyshohet se po shoqërohen vetëm si miq. Pavarësisht se si mund të jetë e vërteta, duket sikur këta dy personazhe të famshëm, po kalojnë shumë kohë me njëri-tjetrin. Megjithatë, nëse Leonardo DiCaprio është në kërkim të një modeleje me gjithë kohën e saj në duar kushtuar atij, ai mund të jetë pas gruas së gabuar. Gigi Hadid ka më shumë prioritete sesa një marrëdhënie, si të qenit nënë për vajzën e saj, Khai, e cila lindi në shtator 2020.
Rikujtojmë se, së fundmi një 22-vjeçare misterioze u fotografua duke festuar me aktorin në Saint Tropez. ‘DailyMail’ mundi të zbulojë se Maria Beregova u nis për në jug të Francës pas ndarjes me bashkëshortin e saj, Ahmed Masoud Abdelhafid, 30 vjeç. Ish-bashkëshorti i saj, i cili drejton një perandori pronash në Monako, është nipi i një ministri të brendshëm dhe shërbëtor besnik i despotit të pamëshirshëm Gaddafi. Massoud Abdelhafid u etiketua si ‘krahu i djathtë’ dhe ‘enciklopedia në këmbë’ e diktatorit libian Gadaffi.