Leonardo DiCaprio u pa duke shijuar një natë me Teyana Taylor në një klub nate në Nju Jork, vetëm disa orë pasi ndau një darkë me të dashurën e tij aktuale, Vittoria Ceretti. Sipas një burimi ekskluziv që foli për Page Six, aktori 49-vjeçar u takua me Taylor në The Stafford Room në Manhattan. Takimi ishte pjesë e një feste të organizuar nga Taylor për të festuar këtë vit, Dionne Warwick në Hall of Fame të Rock and Roll-it. DiCaprio mori pjesë në ngjarje me një grup miqsh, ndërsa Ceretti mungonte dukshëm.
Kjo mungesë i lejoi yllit të “Titanic” të kalonte mbrëmjen me Taylor-in, duke ndezur thashethemet për natyrën e lidhjes së tyre. “Ata po kërcenin shumë afër”-tha burmi për Page Six. “Ata u shoqëruan gjatë gjithë natës dhe ishin pak a shumë në një cep së bashku.” Gjithsesi burimet konfirmojnë se nuk ka patur asnjë përfshirje romantike mes DiCaprios dhe Taylor gjatë natës. DiCaprio dhe Taylor u larguan së bashku nga dhoma e Stafford rreth orës 3 të mëngjesit, megjithëse mbetet e paqartë nëse ata u nisën me të njëjtin automjet.
Rikujtojmë se Leo dhe Vittoria, të cilët kanë qenë në lidhje që nga vera 2023, ndezën për herë të parë spekulime për fejesë në fillim të këtij viti, kur Vittoria u pa duke mbajtur një unazë diamanti argjendi në Los Angeles. Ndërkaq, DiCaprio ka zbuluar se nuk ka në plan të largohet nga Hollywood së shpejti. Duke diskutuar karrierën e tij të gjatë të aktrimit në një intervistë për Good Morning America, Leo rrëfeu se kishte një qëllim për të arritur para se të mbushte 50 vjeç vitin e ardhshëm.
“E dini çfarë? Vetëm një film më shumë. Një film më shumë, “i tha ai prezantuesit Chris Connelly. Dyshja reflektuan në takimin e tyre të parë më herët në intervistë, me Chris duke bërë shaka se sa shpejt kishte kaluar koha. “Ju jeni 49 vjeç. Si dreqin ndodhi kjo?” ai qeshi. “Nuk e kam idenë,” u përgjigj Leonardo, duke shtuar: “Ne po flisnim për intervistën tonë të parë, që mund të ketë qenë 30 vjet më parë.”