Sport

Leo Messi vendos rekord të ri në ‘Copa America’!

Lionel Messi u bë argjentinasi i parë në histori që luajti shtatë edicione të ndryshme të Kupës së Amerikës. Sulmuesi i Inter Miamit u aktivizua titullar nga trajneri Scaloni në debutimin kundër Kanadasë dhe në fund të ndeshjes, duke folur në zonën mikse, foli për gëzimin për fitoren dhe rekordin e tij:

“Jam i lumtur që mund të vazhdoj të jem në kombëtare dhe të marr pjesë në një kompeticion tjetër zyrtar. Gjithmonë them se nuk jam tipi që fokusohem në këtë lloj rekordi apo ndonjë gjë tjetër, thjesht më pëlqen. Në këtë Copa América ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë, ndonjëherë duke luajtur më mirë, ndonjëherë duke luajtur më keq, por gjithmonë duke u përpjekur për të dhënë më të mirën dhe duke luftuar në çdo ndeshje, siç kemi bërë gjithmonë.”

“Pleshti” u ndal edhe tek stili i lojës së Argjentinës:

“Kemi durim për të mbajtur topin, për ta lëvizur nga njëra anë në tjetrën. Sot ishte e vështirë për ne të gjenim hapësira. Shumica e kundërshtarëve luajnë ndryshe nga ne. Vazhdojmë ta kemi atë durim dhe të kemi kontrollin kur të vijë mundësia jonë, e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, shumë fizike, për fat e gjetëm golin në pjesën e dytë.”

Lojtarët me më shumë paraqitje në historinë e Kupës së Amerikës

35- Lionel Messi, Argjentinë

34- Sergio Livingstone, Kili

33- Zizinho, Brazili

30- Victor Ugarte, Bolivi

27- Leonel Alvarez, Kolumbi

27- Gary Medel, Kili

27- Yoshimar Yotun, Peruja

27- Carlos Valderrama, Kolumbia

26- Javier Mascherano, Argjentina