E ftuar ditën e sotme në “Paso” ishte Lenida Halilaj, e cila na e ka vërtetuar tashmë se futbolli nuk është një sport vetëm për djem. Psikologia e cila na ka surprizuar rreth njohurive të saj në këtë sport, këtë herë komenton lidhur me ndeshjen shumë të rëndësishme, pikërisht atë Angli-Shqipëri. Mes shumë parashikimeve e pritshmërive rreth ndeshjes dhe lojës së Shqipërisë, Lenida duket mjaft pozitive duke shpresuar se Shqipëria do të bëjë një lojë të mirë.
Unë mendoj që do të kemi një lojë më dinjitoze nga lojtarët tanë… Me Poloninë u munduan por s’ia dolën, e kanë si peshë përgjegjësie… Loja e parë me Anglinë nuk ka treguar shumë për Shqipërinë…
Por a beson Lenida në një fitore të mundshme të Shqipërisë ndaj një skuadre shumë të fortë si ajo e Anglisë?!
Shpresoj për një barazim ose edhe një lojë të mirë ku ne do të shënojmë një gol.
Në fund, Halilaj ka shfaqur se nuk i frikësohet shumë Anglisë, duke e përshkruar atë si një kombëtare pa karakter.
Nuk më ka treguar shumë karakter kombëtarja e Anglisë. Nuk ka diçka evidente që mund ta përshkruash… Duke mos i parë si superior, ne mund të luajmë më mirë!
Ndërkohë, një tjetër i ftuar ditën e sotme ishte Rudi Vata, i cili, në një lidhje telefonike u shpreh se nuk është simpatizant i Edi Rejas, pasi ai nuk ka energji!