E ftuar ditën e sotme në “Paso” ishe Lenida Halilaj, një mike e përhershme e emisionit tashmë, e cila gjithnjë jep komentet e saj lidhur me ndeshjet e luajtura apo futbollistët, si dhe bën parashikime për ndeshjet që janë në pritje për t’u zhvilluar. Këtë të premte, ajo bëri një koment, lidhur me ekipin e Shqipërisë dhe atë të Kosovës.
Në një revoltë deri diku, Lenida ka shprehur mendimin e saj lidhur me ndarjen që bëhet për dy skuadrat, duke i vënë theksin mendimit të saj, se skuadra e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës nuk duhet të jenë të ndara.
Unë mendoj që nuk është aspak e drejtë të behët një ndarje e tillë. Unë nuk e quaj kombëtarja e Kosovës, por përfaqësuese e Kosovës. Ka një lloj platforme për të krijuar një komb kosovar por jo duke përbaltur historinë e përbashkët që ne kemi dhe jo të krijohen ndasi.
Më tej, Lenida ka vazhduar me komente dhe parashikime lidhur me ndeshjet që do të luhen.
Në ndeshjen Liverpool-Arsenal, Liverpool është superior, mund të marrë fitore… Chelsea më pëlqen si ekip por prapë Liverpool ka energjine që e bën më të veçantë…
Ndërkohë, i ftuar ditën e sotme në “Paso” në një lidhje telefonike ishte Jetmir Halilaj, i cili bëri komente të shumta për javën sportive që lamë pas, qoftë me ndeshjen e kombëtares sonë, qoftë me ndeshjet e tjera. Në një analizë të detajuar, Halilaj gjithashtu nxorri në pah disa nga problematikat kryesore që sipas tij ka kombëtarja jonë.