“Paso” erdhi edhe këtë të premte me një episod shumë dinamik, të ftuar interesantë dhe plot parashikime për ndeshjet që do të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim. Ndërkohë, një nga të ftuarat ishte Lenida Halilaj. Kujtojmë se Lenida ka qenë disa herë në emisionin tuaj të preferuar sportiv, dhe ka bërë deklarata e parashikime shumë interesante, që hera-herës, kanë rezultuar më se të sakta.
Javën e kaluar, teksa gjatë emisionit u publikua njoftimi zyrtar i FIFA për dënimin që meriton Shqipëria pas ndeshjes me Poloninë, Lenida dha përshtypjen e saj, dhe shpjegoi mësimin që tifozët tanë duhet të marrin. Ndërkohë, për sa i përket ndeshjes Shqipëri-Poloni, ju kujtojmë se Lenida zbuloi detaje ekskluzive lidhur me çmimin e biletës. Sociologia e pranoi se arriti ta ndjekë ndeshjen e shumëpërfolur në stadium, dhe tregoi sa ka qenë çmimi real i biletës, dhe sa e bleu ajo në të vërtetë.
Sociologia, e cila është fanse e zjarrtë e Ronaldo-s, ka qenë e ftuar gjithashtu gjatë Kampionatit Europian, ku Lenida bëri parashikime dhe komente shumë interesante. Por kur bëhet fjalë për futbollin, këtë sport kaq të veçantë, gjithmonë ka diçka për t’u thënë. Në episodin e sotëm Lenida ka shprehur mendimin e saj lidhur me nivelin e trajnerëve e futbollistëve, dhe se ku qëndron problemi. Ajo është shprehur si më poshtë.
Është një miks i të gjitha gjërave… Nëse ti vendos presion psikologjik ekipit dhe trajnerit, nuk e lë të lirë të luajë skemën që do, të luajë futbollin që do…
Një tjetër i ftuar ditën e sotme, Armando Cungu, gjithashtu komentoi lidhur me këtë çështje dhe u shpreh se trajnerët janë viktima të marrëdhënieve me Presidentët!