Food & Drink Health & Beauty

Lëngu i kumbullës dhe benefitet që sjell në organizmin tuaj!

Lëngu i kumbullave të thata është i pasur me antioksidantë dhe substanca të tjera që përmirësojnë shëndetin nga këmbët tek koka. Nëse jeni në kërkim të një mënyrë natyrale për të përmirësuar tretjen, dendësinë kockore, zorrën e trashë, shëndetin e zemrës e të tjerë, atëherë duhet të konsumoni më shumë nga ky lëng. Nxjerrja e lëngut nis pas tharjes së kumbullave. Në fillim ato vendosen në ujë të nxehtë dhe valohen deri sa frutat të nisin e të shpërbëhen.

Më pas e gjithë masa filtrohet dhe pjesa e mbetur është një lëng i shijshëm dhe i pasur me fibër dhe përbërës të tjerë. Një gotë e vetme nga ky lëng përmban shumë vitamina, minerale dhe polifenolë. Kumbullat e thata përmbajnë në veçanti shumë magnez, kalium, fosfor, selenium, mangan dhe zink. Ato janë të pasura edhe me vitaminë C, thiaminë, vitaminë B-6, vitaminë A, E dhe K. Ky lëng përmban shumë fibër dhe një përbërës natyral të quajtur sorbitol që ndihmon për jashtëqitjen dhe lehtëson lëvizjen e zorrëve.

Për më tepër, ky lëng ofron zgjidhje afatgjatë kundër konstipacionit. Antioksidantët tek frutat dhe perimet luftojnë radikalet e lira që gërryejnë kockat dhe përshpejtojnë frakturat dhe thyerjet. Lëngu i kumbullave të thata përmirëson dendësinë kockore dhe i bën ato më të forta sepse përmban shumë kalçium, magnez dhe vitaminë K. Studimet shkencore janë të pamjaftueshme, megjithatë ato konfirmojnë se lëngu në fjalë nxit rritjen e shëndetshme të qelizave të zorrës së trashë. Fibra tek lëngu i kumbullave të thata përmban shumë fibër. Kjo e fundit ofron ushqyes të dobishëm për florën bakteriale në stomak dhe rrjedhimisht ofron ekuilibrat e duhur të baktereve.

Lëngu i kumbullave të thata ka një ndikim pozitiv në uljen e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Konsumi i 12 kumbullave të thata në ditë mund të ulë ndjeshëm kolesterolin duke përmirësuar shëndetin e zemrës. Shumë studime kanë nxjerrë në pah se kumbullat e thata nuk e rrisin menjëherë glukozën në gjak dhe se ulin nivelin e sheqernave në gjak. Kumbulla e thatë përmban sorbitol, një substancë që përdoret si një alternativë e sheqerit për diabetikët. Ekspertët konfirmojnë se kumbullat e thata kanë një ndikim shumë pozitiv në shëndetin e mëlçisë.