Aktualitet

Lëkundje tërmeti ndihen në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë gjatë paradites në Tiranë.
Sipas IGJEUM, epiqendra është regjistruar në Shëngjergj, me magnitudë 3.1 të shkallës rihter dhe thellësi 10 km.

Katër ditë më parë lëkundje tërmeti u ndjenë edhe në Fier, ku u regjistrua magnituda 4 e shkallës rihter dhe thellësi 5 km. Dëme materiale fatmirësisht nuk pati, ndërsa banorët treguan se goditja ishte e fortë.

Top Channel