Design

Lego hedh poshtë planin për të përdorur materiale të riciklueshme!

Lego ka braktisur planet për të bërë kubikët e saj të famshëm nga shishe plastike të ricikluara, duke thënë se procesi i prodhimit do të ishte më ndotës se prodhimi aktual i tyre me bazë vaji. Lego e mori vendimin, e raportuar fillimisht nga Financial Times të dielën, pasi kaloi vite duke testuar si një alternativë më miqësore me klimën ndaj materialeve që përdor aktualisht në shumicën e lodrave të saj.

Prodhuesi i lodrave është zotuar të përdorë vetëm materiale të qëndrueshme në produktet e tij deri në vitin 2032 dhe, dy vjet më parë, zbuloi një prototip të bërë nga një material i ricikluar. Plastika është marrë nga shishet që zakonisht përdoren për ujë ose pije të tjera. Lego ka zbuluar se:

Prodhimi i kubikëve nga materiali i ricikluar do të kërkonte investim në pajisje të reja dhe do të përfshinte më shumë hapa, tëcilët përfundimisht do të çonin në më shumë ndotje nga ngrohja e planetit se aktualisht.

Lëvizja e Lego-s nënvizon sfidën me të cilën përballen kompanitë në përpjekjen për të përshtatur produktet dhe proceset e tyre në përgjigje të krizës klimatike.  Testimi zbuloi gjithashtu se plastika e ricikluar nuk ishte aq e qëndrueshme dhe e sigurt sa materiali që përdoret aktualisht dhe nuk mundëson që mundëson që kubikët të ngjiten së bashku dhe të shkëputen lehtësisht, shtoi zëdhënësi.

Ky material i ricikluar është vetëm një nga qindra materialet që kompania ka testuar si një zëvendësues i mundshëm. Testimi është pjesë e përpjekjeve të Lego për të reduktuar emetimet e karbonit me 37% deri në vitin 2032 krahasuar me nivelet e vitit 2019.