Së fundmi, legjendarët Bon Jovi janë rikthyer me këngën e tyre të re të Krishtlindjeve ‘Christmas Isn’t Christmas’ të publikuar nga Island Records. Grupi regjistroi këngën e re në një kishë në Nashville dhe kjo është puna e tyre e parë që nga përfundimi i albumit të 15-të të titulluar “2020”.
Në postimin e tij në Instagram, këngëtari i grupit legjendar të rock-ut Jon Bon Jovi zbuloi se “Christmas Isn’t Christmas” është një këngë që ai e ka shkruar dy vite më parë dhe ia ka kushtuar prindërve të tij që ishin të sëmurë si dhe fëmijëve të tij.
View this post on Instagram
Sipas People, këngëtari fitues i çmimit GRAMMY do të nderohet si Personi i Vitit 2024 në Gala-në e 33-të Vjetore të Bamirësisë të MusiCares të Akademisë së Regjistrimit më 2 shkurt 2024, për kontributin e tij në muzikë dhe filantropi. John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak njerëz e dinë se në shkollën e mesme, ai u dashurua me Dorothea Hurley, me të cilën ndan ditët e tij edhe sot. Në botën e rock-ut, shthurja dhe skandalet janë ‘buka’ e përditshme, por Bon Jovi nuk ka qenë kurrë pjesë e kësaj.
Pavarësisht se në rininë e tij ai kalonte shumë kohë larg shtëpisë, ai gjithmonë e dinte se çfarë dhe kush ishte gjëja më e rëndësishme në jetën e tij. Në vitin 1980, ata nisën historinë e tyre të dashurisë, ndjetën 3 vjet së bashku dhe më pas u ndanë. Në vitin 1984, pas një turneu botëror me grupin, ai e kërkoi atë dhe i kërkoi që të ktheheshin bashkë dhe instruktorja e karatesë tha ‘Po’. Ka gjëra të pashmangshme në jetë dhe për Bon Jovi, një prej tyre ishte dashuria, kështu që në vitin 1989, ai i bëri një propozim Dorothea, të bëhej gruaja e tij. Pasi udhëtuan më shumë se 4000 kilometra, ata u martuan fshehurazi në qytetin e Las Vegasit më 29 prill.