Marrëdhënia ndërmjet Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës ka qenë një temë e nxehtë në mediat rozë gjatë muajve të fundit, me zhvillime që vazhdojnë të ngjallin interes të madh te publiku. Pas një periudhe spekulimesh mbi ndarjen e tyre, Ledri u pa së fundmi me Rina Zaitin në rrugët e Londrës, një veprim që ka forcuar më tej zërat se ai mund të jetë në një lidhje të re.
Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen më së shumti është reagimi i Sarës, e cila ka vendosur të mos e ndjekë më në rrjete sociale reperin. Edhe pse emri i saj vazhdon të jetë në listën e personave që ai ndjek në Instagram.
Një veprim ka ngritur dyshime mbi marrëdhënien e tyre të kaluar dhe ndoshta ky mund të jetë një akt për të treguar se mes tyre ka përfunduar gjithçka.
Kujtojmë se dyshja ka një vajzë të bukur së bashku, Poem Blu, e cila mbetet lidhja e tyre më e fortë dhe qendra e fokusit në këtë situatë.
Kjo situatë e ndërlikuar ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale dhe në media, me fansat që spekulojnë mbi arsyet e ndarjes dhe potencialin për lidhje të reja. Ndërkohë, Ledri dhe Sara vazhdojnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes, duke i shtuar edhe më shumë benzinë zjarrit të thashethemeve rreth jetës së tyre personale.