Showbiz

Ledri Vula konfirmon lajmin e lindjes me foton më të ëmbël

Ditën e sotme në rrjet u përhap lajmi se çifti Ledri dhe Sara janë bërë zyrtarisht prindër për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur nga RTV21, mirëpo tashmë kemi edhe konfirmimin e babait të vajzës.

Ledri ka postuar pak minuta më parë një foto, ku shfaqet dora e tij dhe e Sarës nga shtrati ku po qëndron ajo dhe shkruan: “14.12.2020”.

Ndryshe nga shumica e prindërve të rinj, ku postohet dora e foshnjes, Ledri ka zgjedhur që t’i japë rëndësi partneres së tij, Sarës.

Tani na mbetet të urojmë familjen e re dhe mezi po presim që të shikojmë një foto së bashku me vajzën.