Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Por, përpos karrierës si artist edhe jeta personale e tij është shumë e përfolur. Artisti është babai i vogëlushes Poem dhe partneri i blogeres Sara Hoxha.
Ledri duket se është mjaft i angazhuar me projektet e tij të reja muzikore e Sara është shpesh herë me të në xhirrimet e klipeve ose edhe nëpër intervista. Së fundmi Sara ka postuar pak nga një skenë e klipit të këngës së re që Ledri është duke e xhiruar dhe që do të publikohet së shpejti. Në video Ledri shfaqet në vend me ndriçim të zbehtë dhe duke i drejtuar armën vetes, e cila është thjeshtë pjesë e klipit.
E padyshim mes artistëve duetet janë shumë të preferuara nga ndjekësit e tyre e një postim i fundit i Ledrit na ngre dyshimet se mund të kemi një surprizë prej tij dhe mikut e njëkohësisht artistit të madh, Ermal Fejzullahu. Dyshja janë nisur së bashku për një koncert në Itali dhe nuk kanë ngurruar të ndajnë me ne një ‘selfie’ që na bën të shpresojmë se mund të presim një këngë prej dyshes.