Ledri Vula, në një intervistë të bërë së fundmi, ka bërë një zbulim të papritur ku për herë të parë foli hapur për një tatuazh që mban në trup, i cili ka një lidhje të veçantë me të kaluarën e tij.
Duke diskutuar për tatuazhet me kuptim, Ledri pranoi se ende ka të shkruar datëlindjen e ish-partneres së tij, Sara Hoxha, në lëkurën e tij.
Edhe pse të dy kanë vazhduar rrugët e tyre në jetë, Ledri theksoi se nuk ka ndërmend ta heqë këtë tatuazh, duke e konsideruar atë një kujtim të paharrueshëm nga marrëdhënia e tij me Sarën.
Ai shtoi se çdo tatuazh ka një histori personale dhe se ky simbol në trup mbetet një kujtesë e veçantë për momentet e kaluara me ish-partneren.
Gjatë intervistës, Ledri foli gjithashtu për ndarjen dhe për vajzën e tij, Poem Blu, duke treguar se ajo ka një vend të veçantë në jetën e tij.