Në muajin korrik dyshja e shumëpërfolur e showbiz-it shqiptar, Ledri Vula dhe Sara Hoxha njoftuan se do të bëheshin prindër për herë të parë. Përgjatë javëve të fundit çifti i famshëm na kanë bërë pjesë të rrugëtimit të tyre të ëmbël për tu bërë prindër, nëpërmjet postimit të fotove dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.
Pak kohë më parë, Sara na zbuloi momentet më të bukura nga festa e ‘baby shower’, ndërkohë Ledri publikoi edhe projektin muzikor dedikuar bebushes së tij, “Si Baba”, që menjëherë u bë pjesë e 100 këngëve moderne shqiptare.
Pritjes së ëmbël duket se i ka ardhur fundi dhe Sara ka sjellur në jetë foshnjen e saj të parë. Këtë lajm të bukur e kanë konfirmuar burime të sigurta për “rtv21.tv”.
Vajza e Ledrit dhe Sarës ka ardhur në jetë në Gjermani, atje ku çifti u zhvendos pak javë më parë për të mirëpritur të voglën. Shumë urime dhe me jetë të gjatë vogëlushes!