Ai është një ndër reperat më të dashur të publikut jo vetëm falë suksesit të tij në industrinë e muzikës por edhe për shkak të afrimitetit të madh që ka me familjen që e shfaq çdo ditë edhe në rrjetet sociale.
Pak muaj më parë Ledri Humbi gjyshin e tij dhe me anë të një postimi të trishtë na tregoi se kurrë më nuk do të mund të mbështetet në prehrin e tij. Tashmë një kujtim të vyer të gjyshit Ledri e ka gdhendur në krahun e tij.
Ledri ka bërë një tatuazh dedikuar gjyshit të ndjerë në krahun e tij pasi një ndër aktivitetet e preferuara të tyre ishte dhe shahu. Tashmë në krahun e ledrit gjendet i gdhendur guri i mbretit brenda të cilit është edhe portreti i gjyshit të tij.
Një ndër personat që e ka përjetuar shumë humbjen e Fahri Buçinca ishte edhe partnerja e tij Sara e cila gjithashtu kishte një marrëdhënie të veçantë me të.
Ndihem me fat që pata mundësinë në jetën time të takoja një njeri si ti Gjysh. Që ditën e parë që të kam takuar më ke falë një dashur që sot po më mungon pafund. Gjithmonë e kam thënë që do të isha më e lumtur në qoftë se Ledri bëhet sa gjysma jote. Ty dhe Madhen ju kemi shembull. Jam e lumtur që Poem arriti ta takojë stërgjyshin e saj po aq e trishtuar që nuk mundi të dëgjojë historitë e tua ashtu si unë. Do mbetesh gjithmonë në zemrën tonë.