Aktualitet

Ledri dhe Xheraldina humbasin personin e shtrenjtë: “Sot t’i mbylla sytë e të ledhatova për herë të fundit”

Një lajm i trishtë ka ardhur sot nga familja e reperit shumë të dashur të shqiptarve, Ledri Vula. Artisti i famshëm ka humbur gjyshin e tij ndërsa nëna e tij Xheraldina ka humbur babanë.

Ishte Xheraldina ajo e cila pak momente më parë përcolli këtë lajm të trishtë përmes një postimi në Instagram shoqëruar me një dedikim prekës për babain e saj të ndjerë, Fahri Buçinca.

“Baba jem i miri, sot t’i mbylla sytë dhe të ledhatova për herë të fundit. Të dua, stambollesha jote përjetë, Xherushi!”

I gjithë stafi i Top Albania Radio i shpreh familjes së tyre ngushëllimet më të sinqerta.

Edhe Ledri gjithashtu ka postuar një foto të ëmbël ku shfaqur duke u mbështetur në prehrin e gjyshit të tij.